LAJMI I FUNDIT:

Aleksandar Vuçiq bënë gafë – ngatërron flamurin slloven me atë sllovak

Aleksandar Vuçiq bënë gafë – ngatërron flamurin slloven me atë sllovak

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njihet për faktin se i pëlqen të nxjerrë në pah inteligjencën dhe aftësinë për të mbajtur mend dhe ditur gjithçka, ndaj sot ndoshta më në fund mësoi se si duken flamujt e Sllovenisë dhe Sllovakisë.

Gjegjësisht, presidenti serb, me flamurin e Sllovakisë u ka shprehur ngushëllimet qytetarëve të Sllovenisë, të cilët humbën jetën nga vërshimet.

Përveç faktit se Sllovenia dhe Sllovakia kanë vetëm emra disi të ngjashëm, flamujt e tyre gjithashtu kanë të njëjtën skemë ngjyrash si flamuri i Rusisë, por stemat e tyre janë dukshëm të ndryshme.


Perfeksionisti shumë profesionist dhe i arsimuar, që di gjithçka, nuk mendoi se dy flamujt ishin të ndryshëm, ndaj bëri një skandal ndërkombëtar.

Shkëmbimi i simboleve shtetërore në çdo rast zyrtar, sidomos kur bëhet fjalë për një fjalim të presidentit të një vendi, është një skandal ndërkombëtar.

Mbetet për t’u parë nëse presidenti i Serbisë, Vuçiq, do ta gëlltisë këtë gafë dhe do t’u kërkojë falje publike sllovenëve për skandalin ndërkombëtar, apo do të fajësojë një nga bashkëpunëtorët e shumtë, jopersonal si ai.

Për vite me radhë, Serbia bëri bujë të madhe kur simbolet e saj u zëvendësuan në tubime zyrtare, apo sporte dhe gara të tjera.

Së shpejti do të mësojmë se si do ta shpjegojë Vuçiq deklaratën skandaloze të ngushëllimit për qytetarët e Sllovenisë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Historia e djaloshit që hëngri pastë dhëmbësh për pesë ditë për të mbijetuar i vetëm në një mal

Historia e djaloshit që hëngri pastë dhëmbësh për pesë ditë për të mbijetuar i vetëm në një mal

Virale
Këto janë përmasat e penisit dhe gjinjve – në gjithë botën! (Foto)

Këto janë përmasat e penisit dhe gjinjve – në gjithë botën! (Foto)

Dikush pagoi shumë për xhemperin e themeluesit të Facebook - ai u shit për çmim rekord në ankand

Dikush pagoi shumë për xhemperin e themeluesit të Facebook - ai u shit për çmim rekord në ankand

Interesante
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Kalo në kategori