Krijuesja e hitit “Poker Face”, ka thënë për MTV se kur ta lansojë albumin e saj të ardhshëm, ai do të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo që njerëzit janë mësuar të dëgjojnë.

“Do të filloj të realizoj muzikën e re... kjo është e bukura e të shkruarit të muzikës tuaj, nuk duhet të mbështeteni në autorë të muzikës dhe producentë të realizojnë këngë për ju. Andaj do të realizoj një album të ri dhe do të sjell ide të reja”, ka thënë GaGa./Telegrafi/