Albumi i fundit i bendit debutoi prapa atij të Depeche Mode javën e kaluar, por ata kanë marrë pozitën e parë këtë javë duke ia marrë kreun Eminemit.

“Relapse” është renditur në pozitën e dytë, derisa Depeche Mode me “Sounds of the Universe” ka rënë në pozitën e tretë.

Ndërkohë, Lady GaGa vazhdon të pushtojë listën e singleve në kontinentin e vjetër, pasi “Poker Face” vazhdon të qëndrojë në pozitën e parë për të 14-tën javë radhazi.

Hiti i Black Eyed Peas, “Boom Boom Pow”, qëndron në pozitën e dytë, derisa Alexander Rybak me “Fairytale” na fluturuar në top listë, nga vendi i 52-të në të tretin.