Albina Kelmendi lanson këngën e re "Zot mos e bo"

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“Zot mos e bo” titullohet kënga e artistes nga Peja, të cilën e ka kompletuar edhe vizualisht.
Për tekstin dhe muzikën janë përkujdesur çifti i njohur njëherësh dy yjet e muzikës shqiptare, Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku.

Producimi u bë nga Fatjon Miftari, kurse për miksimin dhe masterizimin u përkujdes Avaxus.
Videoja i është besuar produksionit “Publico”.

Albina edhe këtë herë mori vëmendje me paraqitjen atraktive dhe të thjeshtë në videoklip.
Besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku e fansat e 23-vjeçares. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/09/2021
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






























































