Drejtori i programeve në organizatën jo qeveritare “Demokracia Plus”, Albert Krasniqi, ka thënë se është zhgënjyese mënyra e reagimit të institucione të vendit lidhur me rastin e ambasadorit Martin Berishaj.
Pas raportimeve për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, se është i përfshirë në një skandal financiar në Slloveni, Albert Krasniqi – Drejtor i programeve në organizatën jo qeveritare “Demokracia Plus”, ka thënë se është zhgënjyese mënyra e reagimit të institucione të vendit lidhur me rastin.
Kështu është deklaruar Krasniqi në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, teksa ka thënë se Kosova ndodhet në një situatë të pakëndshme diplomatike, kemi të bëjmë me një skandal që është përflitur në të gjitha mediat rajonale, ku ambasadori Berishaj është marrë si një person qëndror në mesin e këtij skandali.
“Për mua ka qenë zhgënjyese mënyra e reagimit të institucioneve shtetërore ndaj këtij skandali. E para është standardi i dyfishtë që po përdoret ku për njerëzit që janë të Lëvizjes Vetëvendosje, për ta vlen prezumimi i pafajësisë, kurse për të tjerët u bëhet gjyqi qysh atëherë dhe parimi i prezumimit të pafajësisë nuk vlen”, ka thënë ai.
Lidhur me rastin në fjalë, Kransiqi ka theksuar se dëmi i cili i bëhet Kosovës në rrafshin diplomatik është i shumfishtë.
“E minojmë aktivitetin tonë diplomatik edhe në Kroaci. Atje do të ketë rezervavetë shteti kroat për ta pritur sepse ka të bëjë me aktivitete të një shteti armiqësor edhe ndaj Kroacisë. Do të thotë Serbia dhe një kompani me seli në Berograd e cila konsiderohet nga vetë Kryemisnitri Kurti si një mafia energjetike e Ballkanit”, shtoi Krasniqi.
Çështja tjetër sipas tij është edhe dëmi i shkaktuar drejt aktiviteteve të ambasadorit në Slloveni.
“Ai duhet të sqarojë çdo aktivitet që ka, çdo takim për rastin në Kosovë”.
“Drejtësia mund të jetë e vonuar në drejtësinë tonë”
Krasniqi ka thënë se Kosova duhet të përfaqësohet nga personi i dytë që është në hierarki më të lartë diplomatike në mënyrë që mos të rriten dëmet.
Ai e ka cilësuar të papranueshme mbrojtjen e krerëve të isntitucioneve shtetrorë të Kosovës drejt ambasadorit Berishaj.
“Ministrja Gërvalla e mbron ambasadorin por që thotë se ende nuk kishte biseduar me të. Për mua kjo është e papranueshme dhe e pakta që është dashur të ndodhë në këtë rast është që ambasadori është dashur të thirret për kosnulta në vend, një proces që do të zgjaste shumë më shumë jo vetëm një konsult me shkrim”.
Në anën tjetër, mohimin e Berishajt, i cili këtë akuzë e ka quajtur të pavërtetë, Kransiqi nuk e sheh si sqarim të tij.
“Këtu është kërkuar të bëhet por nuk është bërë akoma, sot nuk ka një kërkesë nga ambasadori për të ardhur dhe raportuar lidhur me rastin, mohimin që e ka bërë është thjeshtë mohim, nuk ka apsur asnjë sqarim të rastit në fjalë, nuk ka paraqitur asnjë kundërargument me atë se çfarë pretendohet prej atij mediumi dhe vendi atje të përfqësohet nga personi i dytë që është në hierarki më të lartë diplomatike, mos ta dëmtojmë aktivitetin”.
“Ta presim drejtësinë, mund të jetë vonë ëpr diplomacinë tonë, dëmet mund të jenë shumë më të mëdha, çka nëse shteti kroat e shpall person non grata Berishajn, dhe çka nëse shpallet fajtor kur presidentja e kryeministri e kanë mbrojtur”, ka thënë Krasniqi.
Për çka akuzohet Berishaj?
Sipas mediave sllovene, Berishaj është bërë pjesë e një skeme, ku paratë e dërguara nga një kompani serbe transferoheshin te një kompani tjetër malazeze, pronar i së cilës është ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj.
Bëhet fjalë për kompaninë malaziase MB Consulting, pronar dhe punëtor i vetëm i së cilës është ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Tërheqja e parave nga ambasadori Berishaj, sipas mediave sllovene, ishte bërë nga dy xhirollogari.
Martin Berishaj është shqiptar i Malit të Zi. Ai ka tash e katër muaj që është emëruar ambasador i Kosovës në Kroaci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/10komuna-780x439.jpg)
Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haradinaj_kurti-780x439-1-780x439-1.png)
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij
![Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komunat-780x439.jpg)
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe