"Nuk e meriton" është titulli i këngës më të re të Albatrit Muqiqit që është publikuar me videoklip.

Autori i shumë hiteve, Irkenc Hyka, e ka bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa tekstin e ka shkruar Petro Xhori.


JoJo e ka bërë miksimin, ndërsa për xhirimin e videoklipit është kujdesur produksioni Imagine Films.

"Nuk muj me ta fal" është një prej projekteve më të fundit muzikore që ka lansuar Albatriti.

Kënga që u publikua në vitin e kaluar u shoqërua me videoklip që ishte realizim i XL Films.

Sa i përket jetës private, javë më parë këngëtari u bë sërish baba. Partnerja e tij, Egzona, solli në jetë binjakë - një djalë dhe një vajzë.

Ndryshe, çifti ka edhe një vajzë tjetër, e cila ka lindur në maj të vitit 2017. /Telegrafi/