Albani: Mbajmë kontakte, por jo si më parë

Albani është ndarë nga grupi me të cilën u bë i famshëm, ndërsa në një intervistë për “Infopress”, duke treguar arsyet e ndarjes, ka pohuar se preferon të krijojë një karrierë solo duke bartur të gjitha përgjegjësitë mbi vete, ndërkohë që mundohet ta ruajë miqësinë me anëtarët e mbetur të grupit “Aurora”.
“Siç ndodh në çdo grup, qoftë ai edhe botëror, vjen deri te një moment ku njeriu mendon se mund të punojë edhe vet dhe dëshiron t’i marrë të gjitha përgjegjësitë përmbi vete”.
“Kështu që kemi vendosur në bashkëpunim edhe me dy anëtarët tjerë të marrim rrugë të ndryshme. Unë tash jam vetëm dhe në të ardhmen nuk e di a do të merrem me muzikë apo me diçka tjetër”.
“Kam vendosur që të shkoj në këtë drejtim, do të thotë solo, dhe tash çdo përgjegjësi e kam mbi vete”.
“Ne mbajmë kontakte, dëgjohemi herë pas here, por jo si më parë”, është shprehur këngëtari për “Infopress”.





























































