LAJMI I FUNDIT:

Alban Skënderaj flet për një koncert tjetër recital

Alban Skënderaj flet për një koncert tjetër recital
(Foto: Instagram/albanskenderaj)

Këngëtari Alban Skënderaj ka zbuluar detaje nga koncerti tjetër recital për të cilin po punon, ndërsa ishte i ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’.

Siç transmeton Top Channel, ai u shpreh se do të jetë diçka historike, që i tejkalon dy koncertet recitale të mbajtura më parë në Tiranë.

Njëri nga nikoqirët e emisionit, Donald Veshaj, e ka pyetur nëse do ketë një koncert tjetër recital si “Tingujt e ditarit tim” dhe “Hapësira e një ëndrre”.


(Foto: Instagram/albanskenderaj)

“Me thënë të vërtetën kanë qenë dy koncerte të jashtëzakonshme, është sfidë e jashtëzakonshme për mua se dua të bëj diçka që të them bëra maksimumin që munda dhe është sfidë se kemi një pikënisje, do kisha shumë dëshirë, unë kam nisur edhe me stafin bashkë me Oltin dhe gjithë grupin po flasim jemi në hapat e para, kam qejf që të jetë diçka që e tejkalon hapësira e një ëndrre, që është spektakolare, që është historike, dua të vë një gur dhe të jetë e rëndësishme për karrierën time, dua që të jetë kulmi i karrierës sime dhe asaj që mund të ofroj duke qenë se unë jam në një moshë që mendoj se do të jetë piku. Jemi ende në fillime, ende nuk I kemi vendosur pikat kyçe”, është shprehur kantautori.

(Foto: Instagram/albanskenderaj)

I pyetur tutje se a do të bëhet në vitin e ardhshëm, përgjigja e Albanit ishte: “Besoj që po”.

Në trend Magazina

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Kalo në kategori