LAJMI I FUNDIT:

Alban Ramabaja emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil

Alban Ramabaja emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, ka emëruar Alban Ramabajën ushtrues detyre të drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AAC).

“Alban Ramabaja është profesionist i fushës, me përvojë mbi 20 vjeçare në aviacion, me përgatitje akademike në inxhinierinë e komunikacionit dhe transportit si dhe kualifikime të shumta profesionale në fushën e aviacionit dhe transportit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, përvoja e tij në aviacion ka filluar nga viti 2001, në ANP “Adem Jashari” në pozita të ndryshme që lidhen me operimet e aeroplanëve në tokë, dhe si instruktor për disa trajnime profesionale, kurse 6 vitet e fundit, deri në vitin 2013 ishte menaxher i operimeve në platformë dhe shërbimeve për kargo.


“Gjatë punës së tij në industrinë e aviacionit, Alban Ramabaja shquhet për angazhimin shumëvjeçar në të gjitha proceset e ndërtimit të strukturave organizative dhe atyre të standardeve e sistemeve të menaxhimit të sigurisë dhe cilësisë në aeroport.  Më tutje, që nga viti 2013, Alban Ramabaja është angazhuar si Inspektor i Aerodromeve në AAC, dhe vitet e fundit poashtu edhe si Këshilltar për Aviacionin Civil në kabinetin e MMPHI-së, i deleguar nga Autoriteti i Aviacionit Civil sipas Ligjit për Aviacionin Civil, për koordinim ndërinstitucional në proceset dhe projektet specifike të Qeverisë për aviacionin civil”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Ramabaja ka edhe përvojë ndërkombëtare në fushën e industrisë së aviacionit. Ai kishte rastin të marrë pjesë në Programin për Ekselencën Operacionale në ekipin këshillëdhënës për kompaninë “Saudi Ground Services – SGS” në Aeroportin Ndërkombëtar të Riadit, në Arabinë Saudite.

“Angazhimi i tij ka qenë kryesisht në analizimin dhe studimin e sistemeve operacionale dhe të sigurisë, si dhe proceseve të ndryshme të aeroportit për ofrimin e shërbimeve në tokë për aeroplanët, zhvillimin dhe përmirësimin e tyre, e poashtu edhe në Master Projektin e aeroporti të ri, në fushën e planifikimit të infrastrukturës së këtij aeroporti”, thuhet në njftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

Ish-drejtori i AAC-së, Bujar Ejupi, u shkarkua nga Qeveria e Kosovës më 23 tetor 2023. Sindikata e punëtorëve të këtij institucioni i ishte gëzuar këtij shkarkimi, që ata e quajtën të vonuar. Sipas Sindikatës, ky vendim ka ardhur pas tre viteve të shkeljeve profesionale dhe keqmenaxhim të Bujar Ejupit.

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Lajme
Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje

Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje

Kronika e Zezë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Lajme
Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog

Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog

Lajme
Kalo në kategori