LAJMI I FUNDIT:

Alba: Nëse Reali nuk e bën ‘Korridorin e Nderit’, do të jetë një vendim nga lart dhe jo nga lojtarët

Alba: Nëse Reali nuk e bën ‘Korridorin e Nderit’, do të jetë një vendim nga lart dhe jo nga lojtarët
(Foto: Getty Images)

Triumfi në Estadio Riazor kundër Deportivo La Corunas bëri që Barcelona të shpallej kampion i La Ligas për sezonin 2017/2018, ndërsa një javë më parë Blaugranët e fituan edhe Kupën e Mbretit.

Tashmë ka nisur të flitet për ndeshjen e javës së ardhme, ‘el Clasicon’, me ç’rast Real Madridi udhëton në Camp Nou, ku ndeshja do të zhvillohet në një atmosferë festive të tifozëve katalunas.

(Foto: Getty Images)

Çështja kryesore është se a do ta bënë Los Blancos atë që njihet si ‘Korridor i Nderit’ për rivalin e tyre më të madh. Jordi Alba ka thënë se nëse kjo nuk do të ndodhë, do të jetë një vendim i kryesisë së Realit dhe jo i lojtarëve.


“Nuk është një vendim që e marrim ne, secili ka respekt për ata që e marrin. Kupa e Botës për Klube ishte një garë ku ne nuk morëm pjesë, në (Santiago) Bernabeu në ligë, ne e kemi bërë ‘Korridorin e Nderit më herët'”.

(Foto: Getty Images)

“Nëse ata nuk duan të na e bëjnë ‘Korridorin e Nderit’, do të jetë për shkak të një vendimi të kryesisë”, ka thënë mbrojtësi i krahut.

Alba më tej ka folur në lidhje me gëzimin për suksesin e arritur të Barcelonës këtë edicion duke arritur t’i fitojë dy trofe.

“Trofeu i dyfishtë është arritur vetëm tetë herë në historinë e Barcelonës dhe ne duhet të jemi shumë të kënaqur”, ka thënë ai. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Ndërkombëtare
Kalo në kategori