Moderatori i njohur kosovar, Alaudin Hamiti, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një ndryshim në pamjen e tij.

Ai ka vendosur të rruajë kokën, duke treguar se po përgatitet për një procedurë të mbjelljes së flokëve.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hamiti përmes një InstaStory në llogarinë e tij në Instagram, ku ka publikuar një fotografi ku shfaqet me kokën e rruar.

Alaudin Hamiti/Instagram

Përmes këtij postimi, moderatori ka treguar se ka vendosur të ndërmarrë këtë hap për t’u kujdesur më shumë për pamjen e tij.

“Kjo foto tullac veç tregon që ka ardhë koha me u kujdes pak ma shumë për veten. Boll ma me i mbulu flokët me fiber”, ka shkruar Hamiti krahas fotografisë së publikuar.

Alaudin Hamiti është një nga figurat më të njohura të ekranit në Kosovë, i cili prej vitesh është pjesë e projekteve të ndryshme televizive dhe programeve të njohura. /Telegrafi/

Alaudin Hamiti/Instagram