LAJMI I FUNDIT:

“Alarmi i kuq” për valën e të nxehtit pasi temperaturat po arrijnë në nivele ekstreme në të gjithë Evropën

“Alarmi i kuq” për valën e të nxehtit pasi temperaturat po arrijnë në nivele ekstreme në të gjithë Evropën

Qeveritë në disa pjesë të Evropës kanë lëshuar paralajmërime për nxehtësinë ekstreme, me temperatura të parashikuara deri në +40°C në disa pjesë të kontinentit.

Për shembull në Mbretërinë e Bashkuar, Met Office ka lëshuar paralajmërimin e parë “të kuq” për nxehtësinë ekstreme, duke paralajmëruar se ekziston një “rrezik për jetën”, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

Alarmi mbulon pjesë të mëdha të Anglisë të hënën dhe të martën kur temperaturat mund të tejkalojnë +40°C për herë të parë që nga fillimi i regjistrimeve – duke paraqitur rrezik për sëmundje serioze dhe madje edhe vdekje në mesin e disa njerëzve.


Ndryshe, temperatura më e lartë britanike është +38,7°C, rekord i vendosur në vitin 2019.

Si pasojë, pasagjerët hekurudhor dhe përdoruesit e metrosë së Londrës janë këshilluar të mos udhëtojnë të hënën dhe të martën, përveç nëse është absolutisht e nevojshme; ndërsa shkollave dhe shtëpive të kujdesit u është kërkuar të ndërmarrin hapa për të mbrojtur nxënësit dhe të moshuarit që janë veçanërisht të prekshëm nga temperaturat e larta.

“Alarmet e kuqe” u përhapën në të gjithë Francën

Météo-France tani ka shtrirë alarmin e saj të kuq të valës së të nxehtit në më shumë se një duzinë departamente, duke paralajmëruar për “kushte të rrezikshme me intensitet të jashtëzakonshëm” dhe duke parashikuar se do të thyhen rekordet e temperaturës së lartë.

“Pesëmbëdhjetë departamente në bregdetin e Atlantikut janë vendosur në alarmin e kuq të valës së të nxehtit. Vigjilenca portokalli e valëve të të nxehtit është shtrirë në veri dhe në qendër të vendit në gjithsej 51 departamente”, shkroi Météo-France në buletinin e saj të mëngjesit të së hënës.

Ndërkohë në Spanjë ka pasur 360 vdekje që i atribuohen të nxehtit në javët e fundit me temperatura që arrijnë +46°C; ndërsa në Portugali deri në 659 persona kanë vdekur gjatë javës së kaluar me rritjen e temperaturave.

Veç këtyre vapa ekstreme po shoqërohet nga një krizë zjarresh që ka shtyrë autoritetet të evakuojnë pjesë të Francës, Spanjës dhe Portugalisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Kalo në kategori