Një alarm për bombë është raportuar mbrëmjen e sotme në një ndërtesë banimi në lagjen Pejton të Prishtinës.

Banorët e objektit janë evakuuar, ndërsa rrugët përreth janë bllokuar.


Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për detaje shtesë, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk është marrë përgjigje.