Al Capone e donte si të dashurën – pistoleta e famshme që i shpëtoi jetën mafiozit ekspozohet për herë të parë

Ishte në një shesh lojrash shkolle kur e mësoi se mbiemri i saj ka peshë, kur një vajzë tjetër i drejtoi gishtin dhe urdhëroi fëmijët e tjerë ta ndiqnin.
“Le të shkojmë. Kjo është një Capone”, tha vajza.
Diane Capone Pette është mbesa e Al Capone, një prej mafiozëve më famëkeq në historinë amerikane, i cili u quajt “Scarface” për një goditje që mori gjatë një zënke.
Trashëgimia e tij në sytë e publikut shënohet nga dhuna, burgu dhe krimi.
Ndërsa ‘mbretërimi’ i tij duke filluar në vitet 1920 ka frymëzuar dhjetëra shfaqje dhe filma, duke përfshirë filmin e vitit 1983 “Scarface” me Al Pacino.
Por, në shtëpi, Pette tha se Capone kishte një jetë shumë të ndryshme, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
“Ai nuk ishte njëdimensional. Ai ishte një njeri me shumë aspekte”, tha Pette.
“Ai dukej se kishte aftësinë për të qenë mjaft i pamëshirshëm dhe agresiv. Dhe nga ana tjetër ishte një njeri tepër i dashur dhe besnik ndaj familjes dhe miqve”, shtoi ajo.
Bëhet e ditur se një vështrim i rrallë në atë pjesë të jetës së Capone do të shfaqet për publikun në një ekspozitë të re, “The First Public Enemy”, në Muzeun Mob në qendër të Las Vegas.
Për herë të parë, publiku mund të shikojë nga afër armën personale të preferuar të Capone dhe një film të shkurtër të gjiruar nga vetë bosi i mafias në vitin 1929.
Raportohet se pas vdekjes së Capone në 1947 nga shkaqe natyrore, gjërat e tij qëndruan në familje për dekada.
Fillimisht me gruan dhe djalin, e pas vdekjes së tyre, me katër mbesat e tij. Dy, përfshirë Pette janë ende gjallë.
Pette, 81 vjeç, dhe motrat e saj hodhën në ankand disa nga gjërat e gjyshit të tyre disa vite më parë, nga frika se mund t’i humbnin ato nga zjarret e zakonshme në Kaliforni ku jetojnë tani, ose nga frika se ato do të harroheshin ose humbeshin pas vdekjes së tyre.
Një nga armët e tyre më të çmuara ishte arma e preferuar e Capone, një pistoletë e kalibrit 45 Colt 1911 që ishte e njohur gjatë Luftës së Parë Botërore.
“Ai e quajti atë si e dashura e tij”, tha Pette.
Ndryshe, pistoleta ka marrë identitetin e saj si një shoqëruese besnike e Capone dhe si merita e shpëtimit të mafiozit më shumë se një herë.
“Ajo e shpëtoi atë, dhe kështu ajo ishte shumë e veçantë për të dhe shumë e veçantë për ne”, tha mbesa e mafiozit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shumë luftojnë të ecin duke përdorur këmbët, por ky njeri po bëhet i famshëm për ngjitjen e maleve në duar

Momenti kur një grua shpëton qenin duke rënë nga dritarja e katit të fundit të banesave në Brazil

Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t’ju bëjë të qeshni

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Shumë luftojnë të ecin duke përdorur këmbët, por ky njeri po bëhet i famshëm për ngjitjen e maleve në duar

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë