Kanë kaluar rreth dy muaj prej kur Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e Qendrës së Studentëve në Prishtinë si hapësirë karantine. Nga ajo kohë deri më sot në këtë Qendër kanë qëndruar mbi 950 persona, prej tyre vetëm 6 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, ka thënë përmes telefonit për KP se për momentin në këtë qendër janë të vendosur 165 persona të dyshuar me COVID-19 dhe ky numër pritet të rritet javën e ardhshme.
“Për momentin, në konviktet e Qendrës së Studentëve, tash si karantinë janë të vendosur 165 persona, në total, kurse gjatë javës që vjen pritet të vijnë edhe persona të tjerë nga jashtë Kosovës, bashkatdhetarë të cilët do të vendosën në Qendrën e Studentëve”, tha Sfishta.
Sfishta theksoi se varësisht prej kohës kur personat vendosen në karantinë, pas 14 dite të gjithë vazhdojnë me procedurat e testimit dhe nëse rezultojnë negativë, të nesërmen lirohen.
“Varësisht prej atyre se sa kanë ardhur para 14 dite, pra e kanë kaluar kohën e karantinimit testohen aq edhe do të dalin. Për shembull, dje kanë dalë mbi 70 vetë, sot nuk ka pasur asnjë të testuar në mënyrë që të dalin nesër…Mbi 950 persona kanë kaluar deri më tash përmes karantinës në Qendrën e Studentëve ku shumica prej tyre kanë dalë negative dhe janë liruar”, thotë Sfishta.
Ai thotë se Qendra e Studentëve e kthyer tash më në karantinë, ofron shërbimet e nevojshme për të gjithë personat.
“Të gjitha shërbimet që ne si staf i Qendrës së studentëve i kemi marrë përsipër po i kryejmë në formën sa më të mirë të mundshme, gjithashtu edhe ekipet mjekësore janë në funksion të detyrave dhe ne po e dhënë maksimumin që t’i shërbejmë në formën më të mirë të mundshme në mënyrë që ta kalojnë më lehtë”, tha Sfishta.
Ndryshe, Qendra e Studentëve në Prishtinë tashmë ka kaluar në menaxhim të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Shëndetësisë deri në pushimin e gjendjes emergjente të shpallur nga Qeveria e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa