Aktorja Naya Rivera është zhdukur dhe supozohet se ka vdekur sot pasi djali i saj katër vjeçar u gjet i vetëm në një varkë në Kaliforni.

Ylli i “Glee” dhe djali i saj, Josey morën me qira një varkë në liqenin e ‘Piru’ të mërkurën pasdite, por tre orë më vonë një tjetër varkë lajmëroi se anija po shkonte dhe fëmija ishte në gjumë.


Policët gjetën jelekun e Riveras në varkë dhe besojnë se 'ajo shkoi në liqen' për të notuar duke supozuar se edhe mund ‘të jetë mbytur’.

30560610 8505089 Actress Naya Rivera is presumed dead after her four year old son m 38 1594279682808 Naya Rivera dhe djali i saj (Fotro: Getty Images/Guliver)

Ndërkaq, makina e saj u gjet aty pranë.

Josey katër vjeçar u ka thënë hetuesve se nëna e tij u hodh në ujë dhe nuk u kthye më, raporton TMZ, por rrethanat janë të paqarta dhe policët thonë se është 'sfiduese' të marr në pyetje një vogëlush.

Departamenti i Sherifit të Qarkut Ventura konfirmoi mbrëmë se gruaja e zhdukur ishte 33-vjeçarja Rivera, e cila luajti në 113 episodet e hit serialit nga 2009 deri në 2015.

Zhytësit dhe helikopterët po pastronin rezervuarin derisa errësira të binte, por asnjë gjurmë e Rivera nuk është gjetur dhe kërkimet tani janë ndalur deri në mëngjes.

30562708 8505089 The Glee star and her son Josey rented a pontoon boat on Lake Pi a 31 1594279656512 Naya Rivera zhduket në një liqen në Kaliforni (Foto: RMG News)

Zyrtarët thanë për NBC se zhdukja e saj është ‘konsideruar si një aksident i tmerrshëm’.

Autoritetet besojnë se Naya është ‘mbytur', sipas kapitenit Eric Buschow, një zëdhënës i Zyrës së Sherifit të Qarkut Ventura, megjithëse do të shohim në vijim. /Telegrafi/

30563332 8505089 The scene of the search after a boater raised the alarm on Wedne a 35 1594279656677 Naya Rivera zhduket në një liqen në Kaliforni (Foto: RMG News)