Aktori britanik David Threlfall ka befasuar fansat me pamjen e tij pothuajse të paidentifikueshme në premierën londineze të serisë së re “The Death of Bunny Munro”, e cila u mbajt të enjten në Royal Festival Hall.

72-vjeçari, i njohur për rolet e tij të shumta në teatër, film dhe televizon, tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq me mjekrën e gjatë gri dhe stilin e tij të çlirët. Për premierën, aktori kishte veshur një sako në ngjyrë blu të errët, një bluzë të bardhë, një shall bezhë dhe pantallona gri cargo, të kombinuara me këpucë të zeza.


Threlfall, i famshëm për rolin e Frank Gallagher në serialin kult “Shameless” të Channel 4, në këtë projekt të ri interpreton Bunny Munro-n e moshuar. Ndërsa rolin kryesor, atë të Bunny Munro-s së ri, e luan aktori Matt Smith, i njohur nga serialet “Doctor Who” dhe “The Crown”.

Foto: Profimedia

Seria “The Death of Bunny Munro” është adaptim i romanit me të njëjtin titull të autorit Nick Cave, botuar në vitin 2009. Ajo është prodhuar në gjashtë episode për Sky Atlantic, në bashkëpunim me shtëpinë filmike Clerkenwell Films. Përveç Smith dhe Cave, të cilët janë edhe producentë ekzekutivë, në role kryesore shfaqen Rafael Mathé dhe vetë Threlfall.

Ngjarja e serialit ndjek historinë e Bunny Munro-s, një shitës kozmetike dhe “femëror” i vetëshpallur, i cili pas vetëvrasjes së bashkëshortes së tij, Libby, përballet me rritjen e djalit të tij të vogël dhe me varësinë e vet ndaj seksit. Udhëtimi i tyre nëpër jug të Anglisë shndërrohet në një përpjekje kaotike për të përballuar dhimbjen dhe humbjen.

Foto: Profimedia

David Threlfall u bë i njohur botërisht me rolin e Frank Gallagher në “Shameless”, serial i cili u shfaq nga viti 2004 deri në 2013 dhe që u bë trampolinë për karrierat e aktorëve si James McAvoy, Anne-Marie Duff dhe Maxine Peake. Seriali më vonë fitoi edhe një version të suksesshëm amerikan, me William H. Macy dhe Emmy Rossum në rolet kryesore.

Përveç “Shameless”, Threlfall ka luajtur edhe në serialet “Funny Woman”, “After Life”, “Troy”, “Dodger” dhe “Code of a Killer”, si dhe në filmat “Nowhere Boy”, “Hot Fuzz” dhe “Black Sea” me Jude Law.

Seria “The Death of Bunny Munro” pritet të transmetohet në Sky më 20 nëntor. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be