LAJMI I FUNDIT:

Akte seksuale të filmuara në parlamentin e Australisë, mediat japin detajet – vjen reagimi i kryeministrit Morrison

Akte seksuale të filmuara në parlamentin e Australisë, mediat japin detajet – vjen reagimi i kryeministrit Morrison

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, thotë se ai ishte “tronditur” dhe “i neveritur” nga videot e rrjedhura të personelit qeveritar që kryen veprime të pahijshme në Parlament, duke përfshirë një në të cilën një burrë masturbonte në tryezën e një ligjvënëseje femër.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, duke folur para gazetarëve të martën, Morrison – i cili tashmë është nën presion për trajtimin e tij të akuzave për sulme seksuale që përfshijnë anëtarë të stafit të tij – e quajti sjelljen “absolutisht të turpshme”.

Komentet e tij erdhën disa orë pasi gazeta The Australian dhe Channel 10 raportuan se disa nga stafi kishin krijuar një grup në Facebook Messenger që u mundësoi atyre të ndanin imazhe dhe video të akteve seksuale të kryera në Shtëpinë e Parlamentit.


Videot dhe fotot u zbuluan nga një “spiun”, i cili u tha mediave se stafi qeveritar dhe ligjvënësit shpesh përdorën një dhomë lutjesh në Shtëpinë e Parlamentit për të bërë seks dhe pretenduan se punëtorët e seksit ishin sjellë në ndërtesë “për kënaqësinë e deputetëve të koalicionit” .

Ai tha se ekzistonte një “kulturë e burrave që mendonin se ata mund të bënin gjithçka që dëshironin” dhe ndërsa ai nuk mendonte që personeli kishte shkelur ndonjë ligj, “moralisht, ata janë të falimentuar”.

Si hap i parë, një ndihmës u pushua menjëherë nga puna dhe qeveria ka premtuar veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori