Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 18 gusht 2023, ka ngritur aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj Arsim Limanit, se në mars të këtij viti, ia dogji garazhin redaktorit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Alban Selimi.
Në aktakuzë thuhet se më 16 mars 2023, në garazhin që është ngjitur me shtëpinë e tani të dëmtuarit Alban Selimi, në Fushë-Kosovë, i akuzuari Limani nga motive deri më tani të panjohura, ka tentuar që ta privojë nga jeta të njëjtin, i cili në ato momente nuk ishte në shtëpi, duke rrezikuar jetën e anëtarëve të tjerë të familjes, përkatësisht bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve.
Aktakuza thotë se, këtë tentativë i akuzuari Limani e ka bërë në atë mënyrë që i njëjti është afruar tek dera e garazhit dhe aty ka hedhur një shishe benzinë të ndezur, ku flaka ka përfshinë garazhin, e nga temperatura e lartë është dëmtuar vetura e të dëmtuarve.
Tutje, sipas aktakuzës thuhet se Limani, në kornizën e dritares paraprakisht kishte shkruar fjalët “Mos ha m*t shumë”, e me shpejtësi ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa zjarri është vërejtur dhe fikur nga kalimtarët e rastit, me ç‘rast të dëmtuarave u ka shkaktuar dëm material si dhe ndjenjën e frikës dhe pasigurisë së madhe.
Me këto veprime, sipas Prokurorisë, Limani akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.15 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndryshe, lidhur me këtë rast, Prokuroria kishte filluar hetime në drejtim të veprës penale “Zjarrvënia” nga neni 322 i KPRK-së, mirëpo lidhur me cilësimin juridik të veprës penale, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Kujtim Kërveshi, më 23 mars 2023, kishte dorëzuar një parashtresë në Prokurori, ku kishte kërkuar që të dyshuarit Limani t’i ricilësohet vepra penale nga “Zjarrevënie” në veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.
“Si palë e dëmtuar bazuar konsiderojmë se në veprimet e të dyshuarit konsumohen elementet veprës penale Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë kjo për arsyen se dashja e tij ka qenë e orientuar në atë drejtim, kjo për arsyen se i dyshuari ka qenë banor afër shtëpisë së të dëmtuarit dhe ka qenë në dijeni se në shtëpinë e tij ka fëmijë dhe se garazha ka qenë pjesë e shtëpisë ku me vuarjen e zjarrit e ka ditur se edhe shtëpia mund t’i kapet nga zjarri i nisur në garazhë”, thuhet në parashtresën e avokatit Kërveshi, drejtuar Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 20 mars 2023, Limanit ia kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në të cilën masë gjendet ende i njëjti.
Ndryshe, rasti në fjalë kishte ndodhur më 16 mars 2023, e të cilën gjë e kishte bërë të ditur vetë gazetari Alban Selimi përmes një postimi në Facebook, “Dikush ia vuni flakën; mem m’frikësu. S’ia arijnë qëllimit”, kishte shkruar Selimi në Facebook.
Lidhur me këtë rast, i pandehuri ishte arrestuar më 18 mars 2023.
“Sot hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën zjarrvënie të raportuar me datën 16.03.2023, në Fushë Kosovë. Personi i arrestuar: A. L mashkull, 42 vjeç”, thuhej në njoftimin e policisë.
I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, gazetari Selimi tha se e mirëpret ngritjen e aktakuzës ndaj të akuzuarit Limani dhe se pret që i akuzuari të marrë dënim meritor.
“Unë e kam informatën që është ngritë aktakuzë, e vlerësoj punën që e ka bërë Prokuroria e Shtetit bashkë me Policinë, po besoj që edhe gjyqësori ka me qenë korrekt edhe me dhënë dënimin e meritum për një person, i cili është recidivist dhe ka qenë edhe më herët i dënuar për vepra penale”, tha ai.
Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Limani, avokati Fanol Krasniqi, tha se ende nuk e kanë pranuar aktakuzën nga Prokuroria dhe tha se nuk e di se si aludon Prokuroria që i mbrojturi i tij kishte për qëllim ta privonte nga jeta Selimin.
“Fillimisht, është dyshuar për “Zjarrvënie”, ndërkohë Prokuroria bën rikualifikimin e veprës penale prej “Zjarrvënies” në “Vrasje të rëndë në tentativë”, nuk e kam informacion mbi cilin përshkrim aludon Prokuroria që ka pas për qëllim me privu nga jeta Albanin”, tha Krasniqi.
Ndryshe, për Arsim Limanin, “Betimi për Drejtësi”, në vitin 2017, kishte raportuar se i njëjti ishte dënuar me burgim unik prej 5 vite e 6 muaj, dhe dënimi me gjobë në shumë prej 10.000 euro për organizim të skemave piramidale, bixhozit të paligjshëm, si dhe fajde. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?