Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurës S.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Siç thuhet në njoftimin nga Prokuroria, e pandehura S.K në periudhën kohore prej datës 27.12.2019 e në vazhdim, në Suharekë, cilësinë e personit zyrtar – përmbaruese private për territorin e Gjykatës Themelore në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën e saj zyrtare, i tejkalon kompetencat e saj me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për personin tjetër.
“E pandehura i shkakton dëm të dëmtuarve, në atë mënyrë që gjatë ndërmarrjes së aktiviteteve përmbarimore, i tejkalon autorizimet e saj duke shkelur afatin partitiv për përmbushje vullnetare të detyrimit, me ç’rast nuk i njofton paraprakisht të dëmtuarit E.M., dhe N.M., me detyrimet që i kanë, lidhur me faturën që e kishte lëshuar kreditorja S.S., vepron në kundërshtim me Ligjin për procedurën përmbarimore.
…Ashtu që të dëmtuarve E.M., dhe N.M., që jetojnë në Norvegji, nuk i njofton asnjëherë për lëshimin e urdhrit përmbarimor atakues për pagimin e shumës prej 4.498,50 euro, dhe merr konkluzionin e datës 04.11.2021 për caktimin e seancës së parë të ankandit publik për shitjen e parcelës kadastrale dhe me këtë tenton t’i dëmtojë të dëmtuarit e lartcekur, në vlerë prej 191.000,00 euro, shumë kjo për të cilën është vlerësuar parcela kadastrale në fjalë, njëkohësisht duke pasur për qëllim që avokates S.S., t’i sjell përfitim të kundërligjshëm pasuror në vlerë prej 4.498,50 euro, me ç’ rast i dëmton të dëmtuarit E.M., dhe N.M., në vlerë prej 5.298,50 euro (4.498,50 euro urdhri përmbarimor, 40.00 euro në emër të taksave gjyqësore për ankesë ndaj parregullsive dhe 800,00 euro shpenzimet e udhëtimit) e për të gjitha këto veprime të ndërmarra nga e pandehura, të dëmtuarit kuptojnë me datë 30.03.2022 me rastin e nxjerrjes së listës poseduese në ZKK të Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftim.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, e pandehura e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri