LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet zëvendësministri i MPB-së, Milan Radojeviq (Video)

Aksidentohet zëvendësministri i MPB-së, Milan Radojeviq (Video)

Sot në mesditë afër Komoranit kanë ndodhur dy aksidente të ndara. Në njërin nga aksidentet janë përfshirë një veturë zyrtare dhe një veturë e EULEX-it.

Me këtë rast Telegrafi mëson se personi i aksidentuar me veturë zyrtare është njëri nga zëvendësministrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Në MPB kanë konfirmuar se vetura e cila është aksidentuar është nën shfrytëzimin e zëvendësministrit Milan Radojeviq.


“Këtë veturë e shfrytëzon zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Milan Radojevic, i cili gjatë aksidentit ka qenë në veturë bashkë me vozitësin e tij. Për detaje tjera ju lutemi që të drejtoheni në Policinë e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për Telegrafin. /Telegrafi/