Telegrafi Shqipëri ka siguruar pamjet e aksidentit të djeshëm në aksin Patos-Fier, ku pesë persona mbetën të plagosur.
Një 20-vjeçar, Gritli Gremi, ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë. Ne videon e aksidentit shihet se dy mjetet tip ‘Benz’ dhe ‘Ford’ janë përplasur ‘kokë më kokë’ duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk pati viktima.
Katër pjesëtar të një familje mbetën të plagosur. I plagosuri i pestë ishte vetë 20-vjeçari.
Siç shihet edhe nga video që ka siguruar Telegrafi, ‘Benzi’ ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe është përplasur me ‘Fordin’, i cili ka qenë duke u kthyer në kthesën në të majtë.
Pasditen e djeshme (19 nëntor) në Shqipëri janë regjistruar katër aksidente në Tiranë, Fier, Korçë dhe Krujë, ku një person humbi jetën dhe 8 mbetën të plagosur. /Telegrafi/