Aksidenti me fatalitet në Podujevë, Policia arreston ngasësin e automjetit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet në Llapashticë të Podujevës.
Policia njofton se aksidenti me fatalitet ka ndodhur ndërmjet dy automjeteve me ngasës, meshkuj.
“Fsh. Llapashticë- Podujevë 19.12.2023 – 20:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasë meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale, lëndim vdekje-prurës ka pësuar viktima mashkull kosovar (njëri nga drejtuesit), ndërsa lëndime trupore të rënda ka pasur një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në QKUK”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa ngasësi tjetër i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/12/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































