Për shkak të mjegullës dhe rrugëve të mbuluara me akull në një autostradë në Virgjinia të SHBA-ve, ka ndodhur një aksident zinxhiror në të cilin janë përfshirë 63 vetura, ku si pasojë janë lënduar 35 persona.

Nga aksident zinxhiror që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit rreth 80 kilometra në lindje të Riçmond, autostrada është mbyllur në të dyja anët, transmeton Telegrafi.


2 91

Siç raporton NBCNews, disa persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, por ka edhe prej atyre që janë në gjendje të rëndë.

Në anën tjetër zëdhënësi i qendrës medicinale ka shkruar në Twitte,r se në qendrën e tyre janë pranuar 25 persona të lënduar, ku njëri prej tyre ishte në gjendje të rëndë.

Policia ka publikuar pamjet e aksidentit ku shihen makinat e rrokullisura dhe përplasura me njëra-tjetrën. Ndërkaq, shoferëve u është bërë apel të jenë më të kujdesshëm gjatë ngasjes në veçanti mbi ura. /Telegrafi/