Në magjistralen Tetovë-Gostivar në mëngjes ka ndodhur një aksident mes tre veturave.

Ky aksident ka bllokuar rrugën që lidh dy qytetet e Maqedonisë perendimore për disa orë.


Veturat janë kahëzuar në rrugën e vjetër.

Sipas informacioneve nga terreni, flitet për lëndime të rënda në mes udhëtarëve të veturave të aksidentuara.

Ndihma e shpejtë, policia dhe organet e hetuesisë kanë dalë në vendin e ngjarjes./Telegrafi/

Aksident Tetove Gostivar

Aksident Tetove Gostivar 3

Aksident Tetove Gostivar 2