Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Fushë-Krujë.

Sipas informacionit paraprak nga policia, rreth orës 05:00, shtetasi N. K., 58 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me murin anësor të rrugës.


Për pasojë, ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet, shtetasi A. L., 44 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa janë duke u kryer veprimet procedurale për drejtuesin e mjetit. /euronews.al/