LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku në Gjakovë, lëndohet një person

Aksident trafiku në Gjakovë, lëndohet një person
Foto: Ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Gjakovë.

Zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj konfirmoi se në aksident ishin të përfshira një automjet dhe një motoçiklete.

“Më datë 21.12.2020 rreth orës 12:30  në rrugën ‘Petro Nini Luarasi’ në Gjakovë ka ndodhur aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime të rënda trupore. Të përfshira janë një automjete civil me një motoçikletë. Deri te aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e të dyshuarit i cili me automjetin e tij Opel Astra, i cili ishte duke lëvizur përgjatë rrugës dytësore (të dheut) dhe kur arrin në rrugën kryesore me përparësi kalimi fillon kyçjen në mënyrë të pasigurt dhe ia merr përparësinë e kalimit motoçikletës me ngasës viktimës, dhe motoçikleta përplaset në automjet në pjesën e përparme”, tha ai.


Tutje ai bëri të dituri se si pasojë e aksidentit në veturë dhe motoçikletë ka dëme materiale, ndërsa lëndime trupore pëson motoçiklisti.

“Ndihmën e parë e ka marrë në Emergjencën e Gjakovës dhe pas marrjes së ndihmës së parë në emergjencës shtrohet në repartin e Ortopedisë për shkak të lëndimeve të rënda frakturë në këmbën e majtë. Sipas mjekëve kujdestarë viktima është jashtë rrezikut për jetë”, potencoi ai.

Gjurkaj bëri të ditur se në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shteti dhe me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Kalo në kategori