Në një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture të policisë në Melbourne të Australisë, kanë humbur jetën katër zyrtarë policorë, raporton AP.

Kamioni kishte goditur veturën e policisë pasi që kishte dalë nga shiriti i vetë duke u përplasur me një Porsche, që kishte hasur në të, transmeton Telegrafi.


Ndryshe shoferi i Porsche ishte ndaluar nga policia 50 minuta para aksidentit, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

Pas aksidentit, shoferi i veturës luksoze kishte fotografuar vendin e ngjarjes dhe ishte larguar në këmbë, kurse imazhet i ka publikuar në internet.

Më vonë është konstatuar se ky burrë i moshës 41-vjeçe ka qenë nën ndikim të substancave narkotike.

E shoferi i kamionit pas përplasjes me veturën e policisë kishte humbur vetëdijen, me c ‘rast është dërguar me urgjencë në spital për tretman nga ku po ruhet edhe nga policia.

Shoferi i Porsche raportohet se ka dosje kriminale dhe për këtë është arrestuar. Në anën tjetër policia pretendon se nuk e ka të qartë nëse deri te aksidenti ka ardhur rastësisht, apo është shkaktuar me qëllim.

Të gjithë zyrtarët policorë që ishin brenda vetura, tre meshkuj dhe një femër – kanë mbetur të vdekur në vend të ngjarjes. /Telegrafi/