Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Stanovc të komunës së Vushtrrisë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


Zahiti ka bërë të ditur se nga ky aksident një person ka pësuar lëndime trupore.

"Një aksident trafiku me lëndime trupore ka ndodhur sot rreth orës 08:40 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugorë në fshatin Stanovc. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, ku përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi i veturës", ka deklaruar Zahiti. /Telegrafi/

441961476 1199696354780629 8056211357787073005 n

445076882 874603511349104 7790316622954769520 n

445088933 874603498015772 8802650268431686895 n