Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në Komoran të Drenasit, si pasojë një person ka humbur jetën.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.


Në vendin e ngjarjes, kanë arritur policia dhe ambulanca.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi.

“Sot, më 26.07.2020, në ora 15:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Komoran. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Sipas ekipit mjekësor një person si pasojë e aksidentit është pa shenja jete. Njësia policore e autostradës  po merret me matjet dhe shikimin e vend-ngjarjes”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, për shkak të aksidentit dhe ekzaminimit të policisë, janë krijuar kolona të gjata automjetesh. /Telegrafi/

116046422 2404025306556898 1027129893684961205 n

116084793 592423004730718 2038497571128933169 n  1

115993816 4250949231614051 4132975269163957922 n  1

wqq