Aksident i rëndë në Dukat-Fushë, lëndohen katër të rinj, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur rreth orës 01:00 në Dukat-Fushë. Dy mjete dyshohet se janë përplasur mes tyre në rrugën që lidh Orikumin me fshatrat Dukat dhe Llogora.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona. Të gjithë janë të rinj të moshave 19-24 vjeç, ndërkaq janë transportuar me urgjencë në spital.
Dy prej tyre edhe mëngjesin e sotëm vijojnë në gjendje kritike për jetën, raporton A2cnn.
Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë në një aks ku shpesh udhëtohet me shpejtësi tej normave të lejuara.
Nga
Telegrafi
06/09/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































