Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është shënuar të martën në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”.

Policia tha se shtetasi Ergest Qenan, 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.


25-vjeçari ka humbur jetën në spital në mbrëmje, si pasojë e plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /Euronews/