Aksident në Shtip, lëndohen tre persona

Mbrëmë është paraqitur në polici se në rrugën lokale fshati Kosevica, tek lagjja "Çuturanje" ka ndodhur një aksident në mes veturës "Shkoda" me targa të Shtipit e drejtuar nga V.V. (19) dhe veturës "Ford Fiesta" me targa të Shtipit e drejtuar nga G.V. (59) nga fshati Kosevica.
Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë G.V. dhe bashkudhëtarja e tij D.V. (68) nga Kosevica, ndërsa lëndime të lehta ka marr V.V.
Hetim në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet policore nga SPB Shtip./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/06/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































