Aksident në rrugën Strumicë-Berovë, katër persona të lënduar

Katër persona janë lënduar në një aksident në komunikacion që ndodhi rreth orës 13:00 në rrugën rajonale Strumicë-Berovë, përballë fshatit Petralinci.
Lajmi për AIM-në e konfirmon zëdhënësja e SPB-Strumicë, Hrizantema Rendevska.
"Në aksident u përfshi një veturë, në të cilën kishte katër persona dhe të gjithë kishin marrë lëndime trupore. Ata u transferuan në qendrën mjekësore në Strumicë për dhënien e ndihmës mjekësore", tha Rendevska.
Më shumë detaje rreth aksidentit nga policia paralajmërojnë pas inspektimit në vendin e ngjarjes./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/04/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































