Aksident në rrugën Gjirokastër- Tepelenë, humb jetën 62-vjeçari

4:"Edda
Një aksident me pasojë vdekjen e një 62-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:10.
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se 62-vjeçari me inicialet Q.N., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Kjo ka shkaktuar edhe vdekjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































