Aksident mes një veture dhe autobusi në Prishtinë, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:30 në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë”, ka thënë Pllana.
Ai ka shtuar se si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































