Një aksident tragjik në komunikacion ka ndodhur gjatë ditës së djeshe në rrugën Haraçinë-Bërnjarcë, ku ka një të vdekur dhe disa të lënduar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00, kur E.H (20), duke drejtuar automjetin e tij ''BMW'' është përplasur me një gardh betoni, njofton Telegrafi Maqedoni.


Nga aksidenti ka mbetur e vdekur një vajzë 16 vjeçare, kurse një vajzë tjetër 8 vjeçare ka marrë lëndime, bashkë me shoferin.

Në vendin e ngjarjes ka patur kontrollë të organeve përgjegjëse të SPB të Shkupit, kurse me urdhër të Prokurorit publik, trupi i vajzës së vdekur është dorëzuar për obduksion./Telegrafi/