LAJMI I FUNDIT:

Aksident dramatik në Çmimin e Madh të Francës – ekipi i Leclerc mbanin kokat me duar

Aksident dramatik në Çmimin e Madh të Francës – ekipi i Leclerc mbanin kokat me duar

Charles Leclerc u përplas në mënyrë dramatike në Çmimin e Madh të Francës të dielën ndërsa kryesonte.

Duket se është një sezon i pafat për pilotin e Ferrarit. Monegasku, në fakt, ka përfunduar jashtë pistës në xhiron e 18-të të garës gjigante.

Është hera e tretë në këtë sezon që piloti i kokëkuqes del nga gara kur kryeson garën. Dukej se ai do të merrte një fitore të lehtë ditën e sotme, por fati nuk ka qenë me të.


Në komunikimin radio me ekipin, Leclerc ka shpjeguar se ka patur probleme me pedalin e gazit dhe më pas ka filluar të bërtasë nga zemërimi.

Rivali i tij për titullin e Kampionatit Botëror, Max Verstappen pyeti “a është mirë?”, përmes radios dhe iu tha “po, më kanë thënë se është mirë”.

Kjo dalje nga gara e pilotit të Ferrari-t është një mundësi e artë për Max Verstappen që të thellojë diferencat në renditjen e përgjithshme të pilotëve. /Telegrafi/