Në njëvjetorin e rënies së heroit, Afrim Bunjaku është mbajtur akademi përkujtimore në nderim dhe përkujtim të sakrificës së tij për vendin. Rreshterin Bunjaku e kanë kujtuar fëmijët, familja Bunjaku, kolegët e përfaqësuesit e institucioneve. Në këtë akademi përkujtimore u tha se rënia e heroit Afrim Bunjaku ishin kthesa që ndryshoi rrethanat në Kosovë.
Vajza e heroit, Arbenita Bunjaku tha se amanet për familjen Bunjaku janë përkushtimi dhe dashuria për atdhe.
“Është e vështirë t’i imagjinosh ëndrrat e fëmijës kur i mungon krahu më i fortë që është babai. E vështirë të vazhdohet jeta pa praninë e tij. Por, krenaria e madhe që kemi për babin tonë të patrembur na bënë të vazhdojmë përpara. Duke kujtuar që u bë hero për vendin tonë, ku dashuria dhe përkushtimi për atdheun janë amanet për ne. Një vit pa ty babi, heroi i Kosovës. Një vit me plot sfida, mungesë që shkon e rritet ku asgjë nuk e përmbush boshllëkun që ke lënë brenda nesh. Të jetosh në zemrat e atyre që le pas do të thotë të mos vdesësh kurrë. Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë krenaria e familjes dhe shtetit tonë. Pusho në paqen e amshueshme heroi ynë”, tha Arbenita.
Polici Mirsad Kryeziu i cili ishte pranë rreshterit Afrim Bunjaku në momentet e fundit të jetës së tij, ka ndarë kujtimet për kolegun e tij.
“Pata fatin e mirë dhe krenarinë time të madhe që të mos e harrojë asnjëherë në jetë. Jemi njoftuar si dy përgjegjës të ekipeve, pas komunikimit që zhvilluam me Afrimin dhe kolegët tjerë që ishin prezent filluam dhe kontrollimin e perimetrit ku ishin vendosur kamionët. Ndërkohë një pjesë ku ishte rreshter Afrimi nga grupi terrorist është aktivizuar një mjet shpërthyer i fuqishëm në ato momente kanë filluar të shtënat me armë zjarri në drejtim dhe pozicionet tona. Ndonëse të sfiduar nga errësira jemi përgjigjur më zjarr. Gjatë shkëmbimit të zjarrit në ndërkohë kam vërejtur se rreshteri Afrimi është plagosur rëndë, po ashtu edhe kolegu Alban Rashiti që ishte afër. Mes breshërish të plumbave kemi arritur të tërheqim rreshterin për ta dërguar për trajtim mjekësor, jemi përpjekur shumë, ama jashtëzakonisht shumë që ai të jetë i gjallë e të ju mbijetojë plagëve, por për fat të keq nuk ia kam dalë. Sa më shumë e tërhiqja aq më shumë shtoheshin të shtënat. Për atë nuk do të lëja për asnjë moment, edhe pse kjo do të më kushtonte me jetë”, ka rrëfyer Kryeziu.
Kryeministri Albin Kurti tha se rreshter Afrim Bunjaku një vit më parë ra dëshmor në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës dhe tërësisë territoriale të vendit. Shefi i ekzekutivit theksoi se Bunjaku u vra sepse nuk deshi që të pësonin të tjerët.
“Pikërisht në vitin e 25-të të lirisë u sprovuam përkitazi gatishmërisë dhe aftësisë tonë si shtet dhe si shoqëri për ta mbrojtur lirinë e fituar me aq sakrifica e mund ndër gjenerata të tëra. Kështu, saktësisht një vit më parë, shteti ynë, Republika e Kosovës u përball me sfidën më të rrezikshme që prej shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008. Mëngjesin e hershëm të 24 shtatorit të vitit 2023, një grup terroristësh të mbështetur, të armatosur, të financuar, trajnuar dhe instruktuar nga shteti i Serbisë kryejnë një akt të qartë agresioni me qëllim shkëputjen dhe aneksimin e një pjese të territorit të Kosovës në veri të saj. Në fshatin Banjskë të Zveçanit ky grup terroristësh serbë me uniforma taktika ushtarake hasen në një patrullë policore të Policisë së Kosovës, pjesëtarët e së cilës i sulmuan. Atë ditë terroristët serbë e vranë rreshterin Afrim Bunjaku dhe e plagosën zyrtarin policor Alban Rashiti”, deklaroi Kurti.
Tutje, Kurti në akademi përkujtimore theksoi se nëntë muaj para sulmit në Banjskë, rreshteri Afrim Bunjaku u caktua si mbikëqyrës i ekipit patrullues në stacionin policor.
“Nëntë muaj më parë, më 6 janar 2023, rreshteri Afrim Bunjaku ishte caktuar me detyrë mbikëqyrës i ekipit patrullues në stacionin policor të Zveçanit. Natën mes 23 dhe 24 shtatorit 2023, rreshter Afrimi ishte shef i ndërrimit në stacionin policor në Zveçan. Pas mesnate, në mëngjesin e hershëm, në orën 02:40, kolegë nga njësiti i ndërhyrjes së shpejt të kufirit kishin raportuar se në hyrje të fshatit Banjskë, dy kamionë ishin vendosur duke barrikaduar hyrjen në fshat. Rreshter Afrimi u nis bashkë me kolegët për në vendin e ngjarjes që pak minuta më pas do të kthehej në skenë të krimit”, shtoi ai.
Aksioni dhe guximi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, siç shtoi Kurti, nuk përfundoi aty. Kurti tha se për orë të tëra, qindra policë ndërmorën një aksion policor të një niveli të lartë profesional në përballje me terroristët serbë.
Shefi i ekzekutivit tha se xhirimet me dron të 24 shtatorit treguan se prijësi i këtij grupi ishte krimineli, Millan Radojiçiq.
“Që nga ajo ditë, Millan Radojiçiq është kërkuar vazhdimisht nga shteti i Kosovës, kurse është mbrojtur, është fshehur dhe është lënë i pa prekur nga shteti i Serbisë. Aktakuza e ngritur ndaj tij së fundmi nuk është vetëm një kusht juridik dhe përpjekje për drejtësi por edhe një denoncim ndaj një tentative të dështuar në trajtën e një terrorizmi shtetëror të Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës. Adresa e vendimit politik e planifikimit operacional e urdhërdhënies institucionale dhe adresa e fshehjes së ekzekutuesve të këtij akti agresioni me qëllim të aneksimit të një pjese të Republikës së Kosovës është Beogradi zyrtar dhe vet shteti i Serbisë. Ne e dimë kush janë autorët e sulmit në Banjska, e dimë ku janë kryerësit dhe pjesëmarrësit në të, e dimë ku fshihen apo më saktë të themi se si nuk fshihen dhe gjithsesi e dimë se kush i mbronë ata ”, përfundoi ai.
Po ashtu, Kurti shtoi se Serbia duhet të përgjigjet për këtë sulm, sepse tha se është përgjegjëse për sulmin në Banjska.
E, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u shpreh se data 24 shtator është data më e re e shënuar në kalendarin e Kosovës.
“Sulmi terrorist i 24 shtatorit dhe rënia e heroit Afrim Bunjaku ishin kthesa që ndryshuan rrethanat në Kosovë, në rajon dhe më gjerë. Ky sulm shpërfaqi plotësisht Serbinë. Nuk ka ndryshuar asgjë në natyrën e saj agresive ndaj shteteve fqinje. Regjimi në Beograd provoi dhe dështoi. Regjimi në Beograd nëse provon sërish do të dështon. Mbrojtja jonë me vendosshmëri për sovranitetin territorial dëshmon që jemi jo vetëm Republikë e drejtësisë por edhe Republikë e aftësisë dhe guximit. Këto janë virtytet që i duhen institucioneve të shtetit. Këto virtyte i bart Policia e Republikës së Kosovës”, deklaroi Sveçla.
Sveçla tha se rrëfimet e kolegëve për Afrimin i ngjajnë atyre që janë trashëguar nga të rënët për atdhe.
Në akademinë përkujtimore për të nderuar heroin Afrim Bunjaku, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha përmendi tri çështje që shënojnë 24 shtatorin e vitit të kaluar.
“Jemi mbledhur sot për të përkujtuar tri gjëra kryesore që shënojnë datën e 24 shtatorit. E para është rënia heroike e rreshterit tonë, Afrim Bunjaku. E dyta është veprimet e jashtëzakonshme të policëve, heronjve të gjallë të Kosovës së sotme. Dhe po ashtu të përkujtojmë fitoren historike të Kosovës në betejën e Banjskës. Në ditët si kjo, në datat si data 24 shtator të vitit të kaluar, ne kemi emocione të përziera. Emocionet janë të dhimbjes, krenarisë po ashtu. Është një ndjenjë e veçantë për mua si drejtor, për kolegët nga Policia e Kosovës, për familjen, sepse ne një vit më parë humbëm rreshterin tonë. Ai u nda fizikisht nga jeta me ne. Por ne fituam një hero, heronjtë janë të pavdekshëm. Ai është ngritur në piedestalin më të lartë që mund të ketë. Ky është një epitet që ai e meritoi me punë dhe angazhim”, u shpreh Hoxha.
24 shtatori shënon një prej datave më të rënda për historinë e Kosovës. Policia e Kosovës u përball me sulm terrorist, në krye me kriminelin serb, Millan Radoiçiq. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje