LAJMI I FUNDIT:

Transmetoi drejtpërdrejtë vetën derisa po flinte, për pesë orë fiton tre mijë euro

Transmetoi drejtpërdrejtë vetën derisa po flinte, për pesë orë fiton tre mijë euro

Një blogere mjaft e njohur në Tajvan kohët e fundit shkaktoi shumë “zhurmë” në rrjetet sociale aziatike pasi fitoi më shumë se tre mijë dollarë duke transmetuar për mijëra fansa të saj drejtpërdrejt ndërsa flinte për pesë orë.

Wang Yiming, një ish-anëtare e grupit pop Sino-Malajzian AMOi-AMOi, u bashkua me Twitch, një platformë streaming, në fund të vitit të kaluar, menjëherë pasi grupi i saj muzikor u shpërbë, dhe shpejt u bë një nga transmetuesit më të njohur në vend, transmeton Telegrafi.

Ajo zakonisht luan video-lojëra dhe biseda me fansat e saj, por natën e kaluar ajo vendosi të provonte diçka të re.


Ajo u regjistrua në llogarinë e saj në Twitch rreth orës 17:00, por në vend të tryezës së saj të zakonshme, fansat mund ta shihnin të shtrirë në shtrat, ku ajo gjithashtu flinte deri rreth orës 22:00.

Gjatë asaj kohe, ajo arriti të tërheqë dhjetëra mijëra shikues, me një maksimum prej 11,200 njëkohësisht.

Gjithçka që bëri Wang Yiming gjatë videos, ishte se ajo vuri një maskë për sytë dhe shkoi në shtrat, por ai arriti të gjeneronte rreth 3,000 dollarë të ardhura vetëm nga “donacionet”, plus të ardhura nga reklamat sipas numrit të njerëzve të përfshirë.

Disa komentuan mbi pozicionet në të cilat ajo fle, të tjerët nëse ajo hap gojën e saj, dhe ajo u trondit kur u zgjua dhe kuptoi se mijëra njerëz po e shikonin duke fjetur.

Edhe pse ajo flinte vetëm, gjatë atyre pesë orëve ajo ishte ndër 5 transmetuesit më të mirë në Tajvan. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Koleksionuesi i tankeve gjeti shufra ari në modelin rus që e bleu (Foto)

Koleksionuesi i tankeve gjeti shufra ari në modelin rus që e bleu (Foto)

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Kalo në kategori