Derisa babai i vajzës ka shkruar shkurtë “është vajzë”, gjyshi i foshnjës nuk ka mundur të përmbahet nga gëzimi.

“Jam bërë gjysh i vajzës më të ëmbël në botë”, ka shkruar Amitabh Bachchan, po ashtu aktor.


Ish-Miss Bota fëmijën e saj të parë e ka lindur në Bombei, ndërsa akoma nuk dihet se çfarë emri ka zgjedhur për të.

38-vjeçarja dhe Bachchan janë në lidhje martesore qe katër vite, ndërsa mediat indiane e kanë përcjellë shtatzëninë e saj që nga dita e parë. /Telegrafi/