Site icon Telegrafi

“Ai s’ka me qenë kurrë i yti”, Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3 dhe njëherësh finalistja e këtij edicioni, Xheneta Fetahu, ka qenë një personazh tejet i komentuar i javëve të fundit.

Ajo ka pasur një lidhje me Gjestin gjatë kohës kur të dy ishin brenda spektaklit të Kosovës, derisa ky i fundit me daljen e tij, vendosi të hyjë edhe në spektaklin e Big Brother të Shqipërisë.

Xheneta mori një koment të pazakontë nga një përdorues në rrjetet sociale, në postimin e saj të fundit në Instagram.

“Ja ke shkatërru jetën njeriut në Big, edhe prap vazhdon edhe jashtë me propagandu kundër tij… Ai s’ka me ‘kon’ kurrë i yti”, ishte komenti që ajo mori nga një përdorues, duke e pasur fjalën për Gjestin.

Megjithatë, Xheneta nuk qëndroi indiferente kundrejt këtij komenti duke i kthyer përgjigje: “’Masi’ unë ja ‘pasna’ ‘shkatërru’ shko ndreqja ti, gjithë këtë mllef në 02 të natës”.

Që pas përfundimit të formatit të BBVK-së, Xheneta ka pasur disa paraqitje publike edhe në televizione të Shqipërisë, ku ndër tjerash foli edhe për relacionin që ka pasur me Gjestin.

Madje gjatë asaj kohe ishte përfolur se do të bëhej pjesë e spektaklit Big Brother VIP Albania, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi. /Telegrafi/

Exit mobile version