Janë disa shenja, të cilat të tregojnë se ai nuk është mashkulli i duhur për ty.
Një mashkull nuk mund të jetë kurrë një i dashur ideal, nëse nuk të vlerëson. Askush nuk është perfekt dhe kjo është e padiskutueshme, por në disa raste, çdo femër duhet ta dijë se ta lësh me kaq është rruga më e mirë, sepse ky nuk mund të jetë partneri yt i ardhshëm.
Të kritikon shpesh për tiparet fizike: “Është mirë të mos hash shumë që të humbasësh ca kilogramë”, “Pse nuk shkon në palestër?”, “Këto rroba do të të rrinin më mirë, nëse…” etj.
Nuk ka dëshirë të bëjë asgjë. Ai nuk merr kurrë iniciativa të tipit: dalje në fundjavë, të shkuarit në koncerte etj. Lë gjithçka në dorën tënde dhe nëse ti e lë, e lë edhe ai. Këta njerëz janë ata që monotonia i ka “gllabëruar” dhe nuk bëjnë asgjë për ta ndryshuar.
Kur është me ty, sheh femra të tjera. Zakonisht, në vende publike ai shikon femra të tjera që hyjnë e dalin dhe të krahason ty me to. Në ndonjë rast, edhe mund të të thotë: “E këndshme kjo, pse nuk vishesh edhe ti kështu?
Është një njeri që të ngarkon me shumë energji negative. Duket se gjithçka e sheh me pesimizëm dhe të errët. Ky tip, gjithmonë të injekton një lloj energjie shumë negative. Në çdo rast, është i gatshëm të prishë planet e tua, vetëm për të treguar superioritet.
Nuk të lë të dalësh me shoqet. Këta janë ata lloj meshkujsh, të cilët mendojnë se çdo dalje ku ai nuk bën pjesë, është mundësi tradhtie. Duhet t’i japësh fund, nuk ndryshon mendim!
Është i dhunshëm: Ky është një rrezik shumë i madh që të kanoset. Me meshkuj të tillë, nuk mund të kesh kurrë një marrëdhënie të shëndoshë. Në shumë raste, këta tipa mund ta justifikojnë veten me një reagim të momentit, i cili nuk do të përsëritet, por mos u provoko! Jepi fund! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit