“Ai më ka tejkaluar, ai është futbolli i Francës” – Henry me fjalë të mëdha për Mbappen

Thierry Henry, i cili aktualisht drejton Francën U21 dhe po përgatit skuadrën U23 të Les Bleus për Lojërat Olimpike të ardhshme, lavdëroi Kylian Mbappen për talentin dhe ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në nivel klubi dhe kombëtareje.
Ish-sulmuesi krenohet me një karrierë të shkëlqyer, duke luajtur për disa gjigantë evropianë si Barcelona, Arsenal dhe Juventus dhe gjithashtu ka fituar Ligën e Kmapionëve me Blaugranat – megjithatë ai beson se 25-vjeçari tashmë e ka tejkaluar trashëgiminë e tij.
“Ai më ka kaluar tashmë! Tashmë është bërë. Kylian është tashmë në të ardhmen dhe kjo është mirë gjithsesi sepse ai është Franca, ai është futbolli ynë dhe ne kemi nevojë për këtë djalë që na përfaqëson disi kudo. Kylian është i jashtëzakonshëm. Ai është i çmendur”, ka thënë Henry për Le Parisien.
Pavarësisht arritjeve të jashtëzakonshme të Mbappes, ai mbetet pas Henryt me gola, pasi sulmuesi i PSG-së ka shënuar 46 gola për Les Bleus, ndërsa Henry ka 51 gola.
Olivier Giroud është golashënuesi rekord me 56 gola, por duket se Mbappe këtë rekord nuk e llogarit dhe herët a vonë do ta thyej.
Dëshira e Mbappe për të luajtur në Lojërat Olimpike të ardhshme mund të përballet me një pengesë për shkak të lëvizjes së tij të parashikuar në Real Madrid, pasi Los Blancos e kanë bërë të qartë se asnjë nga lojtarët e tyre francezë nuk do të lirohet për turneun. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Lionel Messi ka zbuluar se cili është goli i tij i preferuar në karrierë

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

"Nuk është hera e parë", Pep Guardiola qesh me pretendimin e Fabio Capellos se spanjolli i ka bërë "dëm të madh futbollit"

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës