“Ai ishte heroi im”, Arteta shpjegon pse suksesi i tij te Arsenali ka ardhur falë Guardiolës

Mikel Arteta ka shpjeguar pse suksesi i tij te Arsenali i detyrohet “heroit” të tij, Pep Guardiolës, ndërsa ka treguar edhe për takimin e tyre të parë me menaxherin legjendar spanjoll në moshën 15-vjeçare.
Pas tërheqjes nga futbolli profesionist në vitin 2017, Arteta punoi si trajner ndihmës nën drejtimin e Guardiolës te Manchester City, përpara se të merrte projektin e tij të parë si trajner i parë te Arsenali në dhjetor 2019.
Lidhja mes Artetës dhe Guardiolës daton që nga viti 1997, kur trajneri aktual i Arsenalit iu bashkua akademisë së famshme La Masia të Barcelonës nga Antiguoko.
Ai kaloi dy vite në sistemin e të rinjve të Barcelonës përpara se të përfaqësonte Barcelonën B për tre vite, nga 1999 deri në 2002.
Guardiola ishte një lojtar kyç në ekipin e parë gjatë kohës së Artetës në akademi.

“Dikush që e takova kur isha 15 vjeç. Ai ishte heroi im si lojtar. Përfunduam duke punuar së bashku dhe duke kaluar njërën nga periudhat më të mira të jetës sime. Dhe sërish, nëse jam ulur në karrigen ku jam sot, është falë tij”.
I pyetur pse zgjodhi t’i bashkohej Guardiolës te City, Arteta shtoi: “Ndoshta sepse sa të lidhur ishim në aspektin e filozofisë dhe mënyrës se si u edukuan në Barcelonë”.
“Pastaj, sepse mendoj se ishte gjëja e duhur për mua të largohesha nga klubi, të mësoja nga njerëz të tjerë, të kisha përvoja të ndryshme”.
“Dhe ai më dha mundësinë, pa trajnuar askënd më parë, të shkoja direkt në stafin e tij teknik. Një nga vendimet më të mira që kam marrë në jetën time”, ka deklaruar Arteta./Telegrafi/

































