“Jepi krah Prishtinës” ishte motoja e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje nën petkun e së cilës Shpend Ahmeti kishte fituar zgjedhjet për kryetar të Prishtinës. Edhe atë për herë të dytë.
Me këtë moto ai në fokus kishte shumicën e këshilltarëve në asamble komunale pasi që në mandatin paraprak VV nuk e kishte shumicën në asamble.
Me entuziazmin e shumicës së numrave, Ahmeti filloi mandatin e dytë si kryetar, por pas ndarjes së VV-së edhe Shpend Ahmeti mbeti pa shumicën në Kuvendin komunal pasi që gjysma e asamblsitëve kanë mbetur në Vetëvendosje ndërsa pjesa tjetër në PSD që tashmë udhëhiqet nga Ahmeti.
Ahmeti përheq mungesës së numrave në asamble ka mbetur edhe pa drejtorë pasi që dy nga ta janë shkarkuar sepse i takojnë VV-së ndërsa i treti Yll Rugova ka thënë haptas se më nuk do të jetë drejtor në komunën e Prishtinës.
Njohësit e rrethanave të zhvillimeve komunale por edhe monitoruesit e asambleve të komunës e shohin të pashmangshme lidhjen e koalicioneve të reja me ndonjë partitë që janë në opozitë dhe se sipas tyre cdo koalicion eventual lokal është sinjal se do të ketë bashkëpunim në nivel qendror.
Kështu mendon Rasim Alija nga Demokracia për Zhvillim, sipas të cilit Ahmeti e ka vetëm këtë mundësi për lidhjen e ndonjë koalicioni me ndonjërën nga partitë.
Aktualisht PSD është në koalicion me AAK-në dhe AKR-në.
“E vetmja mundësi është lidhja e koalicioneve, se si do të jenë këto koalicioneve mbetët me pa prej interesave politike Cilido koalicion i ardhshëm ndërmjet partisë së kryetarit aktual në kuvendin e Prishtinës dhe partive tjera mund të jetë sinjal dhe për një koalicion të mundshëm në nivelin qëndror”, thotë Alija.
Sipas tij viti i parë i mandatit të dytë të kryetarit Ahmeti, është jo i dobishëm. Ai mendon se për këtë mund të ketë ndikuar polemikat dhe sulmet ndërmjet ish bashkëpartiakëve.
“Kjo ndarja shihet në projekte konkrete që kanë ndodhë ose ndodhin në komunën e Prishtinës. Ne si banorë të kryeqytetit e shohim që pak ka projekte, ose të paktën është ulë niveli i investimeve që bënë komuna qoftë në infrastrukturë, qoftë në pjesët tjera”, shtoi Alija.
Se largimi nga bashkëqeverisja e drejtorëve të Vetëvendosjes është e pashmangshme për koalicione të reja mendon edhe Besian Beha asamblist i PSD-së.
Ai tha se janë të hapur edhe për PDK-në dhe LDK-në.
“Kjo gjendje e tillë nuk është zgjidhje për askënd. Ne jemi të hapur edhe për PDK-në dhe për LDK-në… Në fund të ditës qytetarëve të Prishtinës nuk u intereson se në ekzekutiv me kënd keni bashkëpunu, por sa ke realizu programin”, tha Beha për KosovaPress. Sipas tij drejtorët e VV-së janë shkarkuar për shkak se ka pasur mungesë bashkëpunimi.
Por PSD duket se do të ketë vështirësi për të gjetur partnerë për të qeverisur në komunë.
Të paktën kështu mund të thuhet për LDK-në pasi që asamblistja e saj Fiknete Bejta mohon në mënyrë kategorike se do mund të jenë në bashkëqeverisje me Shpend Ahmetin.
Sipas saj, brenda grupit parlamentar të tyre ka demokraci dhe disa vendime merren edhe si individë.
“LDK-ja është partia më e madhe në komunën e Prishtinës, si me numrin e asamblistëve, ashtu dhe me votë. Ne jemi grup parlamentar unik, mirëpo kemi demokraci në grup, merren disa vendime që si individ mund të mendojmë që është diçka në dobi të qytetarit. Por në zhvillime të brendshme të grupit ne jemi unik në politika, ne paraqesim politikat e grupit parlamentar të LDK-së”, tha Bejta.
KosovaPress ka intervistuar edhe asamblistin e Vetëvendosjes në Kuvendin komunal në Prishtinë Eman Rrahmani.
Ai ka ankesa ndaj kryetarit Ahmeti duke thënë se nuk u ka dhënë hapësirë që të punojnë drejtorëve të VV-së të cilët janë shkarkuar.
“ Do të thotë është bllokuar për pesë muaj rinovimi dhe ndërtimi i Qendrave të Mjekësisë Familjare, kjo është bërë qëllimisht, mirëpo edhe kur vjen kjo, gjithë kohën ato tenderohen dhe nënshkrimi i kontratës që e ka mundësinë ligjore me a brenda dy ose tre dite, ajo vazhdon 30 ditë, që do të thotë është afati më i madh, ligjërisht nuk ka drejtë ma shumë, ai e pretë ditën e 30 me qëllim të vonohen do procese, kështu bllokada ka çdo herë”, tha Rrahmani.
Dje kryetari i Prishtinës ka thënë se ka shkarkuar drejtorët e Vetëvendosjes pasi që siq ka thënë ai gjendja e krijuar në komunë duhej zhbllokuar./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës