Sot në Prishtinë ka qëndruar ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn, i cili edhe ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim me vendin tonë në fushën e shëndetësisë.
Kompania ‘Interpersonnel Kosova’ ka ndërmjetësuar me shtetin gjerman për punësimin në Gjermani të infermierëve që janë të papunë në Kosovë dhe përgatitjen e infermierëve të rinj për tregun gjerman dhe kosovar.
Drejtori i ‘Interpersonnel Kosova’, Musa Ahmeti, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se infermierët që përgatiten për 12 muaj në Kosovë mund të punojnë në Gjermani si të barabartë me infermierët e tjerë gjermanë, apo të huaj.
Ai thotë se të njëjtit pasi të trajnohen dhe certifikohen mund të punojnë edhe në shtetet e tjera të BE-së me përjashtim të Britanisë.
Ahmeti thotë se ‘Interpersonnel Kosova’ nuk është vetëm kompani, por edhe qendër trajnimi dhe aftësimi që është edhe partner me shtetin gjerman.
“Ne pranojmë studentë sa kemi vende pune dhe kontrata pune. Nuk ndodhë që në të regjistrojmë dikë, i cili nuk ka kontratën e punës gjashtë muaj para se të shkojë në Gjermani. Ne shkojmë vetëm në rrugë ligjore dhe të sigurta sepse gjithçka shkon në bashkëpunim me ambasadën gjermane”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Drejtori i ‘Interpersonnel Kosova’ thotë se ka bashkëpunim të mirë edhe me institucionet e Kosovës, dhe është afër një marrëveshjeje bashkëpunimi me Gjermaninë edhe për punësimin e punëtorëve të krahut.
Ai thotë se ‘Interpersonnel Kosova’ ka kapacitete që për një vit të aftësojë deri në 1,200 infermierë në vit.
“Pothuajse çdo ditë ne dërgojmë nga një, dy apo pesë infermierë në Gjermani. Kemi një favor nga ambasada gjermane, pasi kemi plotësuar gjithë dokumentacionin në rregull. Ne marrim vizën pothuajse për tre ditë, pasi nuk kemi nevojë për termin”.
Ahmeti thotë se ‘Interpersonnel Kosova’ ka rreth më shumë se 20 mësimdhënës të gjermanishtes dhe një staf të përbërë nga specialistët vendorë të mjekësisë, që përgatisin infermierët./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025