Ahmeti: Në Mjekësinë Sportive gjendje më e qetë, kohëve të fundit më i theksuar varianti i ri i coronavirusit

Gjatë kësaj jave në Mjekësinë Sportive ka një rënie të lehtë të pacientëve që kërkojnë hospitalizim, mirëpo edhe në këtë klinikë COVID, trajtim kanë kërkuar pacientë me moshë të re por që kanë pasur gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e infektimit me variantin britanik.
Përgjegjësi i Mjekësisë Sportive, Artan Ahmeti për KosovaPress, ka deklaruar se aktualisht në këtë klinikë janë të shtrirë 63 pacientë dhe shumica prej tyre kanë maskë të thjeshtë të oksigjenit.
“Aktualisht në Mjekësi Sportive gjendja është më e qetë, pra kemi një numër pak më të vogël të pacientëve krahasuar me tri javët e kaluara. Aktualisht i kemi 63 pacientë të cilët shumica prej tyre janë me maskë të thjeshtë të oksigjenit….Mund të jenë edhe pa maskë fare sepse tek ne nuk disponojmë mjete tjera si CPAP apo respirator të gjithë pacientët tek ne marrin vetëm oksigjen të kyçur në burim qendror…Prej pacientëve që kemi pasur numrin rreth 90 që katër pesë ditë numri është aty rreth 65”, theksoi Ahmeti.
Ai thotë se kohëve të fundit kanë vërejtur se shpërndarja e COVID-19, tashmë po bëhen më shpejt dhe pacientët po manifestojnë simptoma më të rënda.
“Kemi vërejtur se ka më shumë pacientë të të njëjtë familje të hospitalizuar shumë më shumë se herën e kaluar që është cilësi e variantit të ri dhe gjithashtu kemi pasur shumë më shumë pacientë të rëndë të moshave të reja e cila edhe kjo është cilësi e variantit të ri të virusit”, u shpreh Ahmeti.
Ai më tej ka thënë se shumica e stafit mjekësor në këtë klinikë kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID, AstraZeneca.
Ai thotë se profesionistët shëndetësor që kanë marrë vaksinën nuk kanë pasur komplikime tjera përveç atyre që sjellin çdo vaksinë tjetër.
“Mjekësia Sportive nuk disponon me mjek dhe staf tjetër shëndetësor të vetin, pra gjithë stafi është i klinikave të tjera kështu që shumica e tyre ose kanë shkuar përmes klinikave të tyre ose prej Mjekësisë Sportive për këtë arsye e kam problem ta di se sa është përqindja e tyre pasi që shumica e tyre nuk janë pjesë që unë i menaxhoj. Por e di që disa që janë përkohësisht aty çdo ditë kanë shkuar janë vaksinuar, kanë pasur komplikime të zakonshme ethe, temperaturë, djersitje, kokëdhimbje”, deklaroi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës