LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: E kam paditur Isa Mustafën për shpifjen rreth aeroplanit privat

Ahmeti: E kam paditur Isa Mustafën për shpifjen rreth aeroplanit privat

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti (VV), i cili garon në balotazh me Arban Abrashin (LDK) ka thënë se të gjitha ato që thuhen për të sa i përket qëndrimit në një jaht dhe fluturimit me aeroplan luksoz privat – janë shpifje që po bëhen ndaj tij.

Madje, ai ka theksuar se për çështjen e aeroplanit privat ka ngritur një padi ndaj kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.

“Sulmet janë të niveleve më të ulëta. E kam paditur Isa Mustafën për aeroplanin privat dhe ai duhet të tregojë për këtë. Kurrë me aeroplan privat nuk kam shkuar në lojë. Ai tash duhet ta shpjegojë se për çfarë aeroplani privat ka folur”, tha Ahmeti, njofton Klan Kosova.


“Them se askush nuk mund të ngrejë gisht si e kam konsideruar paranë publike dhe si e kam jetën. E kam një jetë modeste dhe gjithmonë kam jetuar kështu. Edhe në familje e kemi pasur një banesë të vogël, por kemi qenë të lumtur. I kam punët më keq financiarisht, por jam më i pasur shpirtërisht”.

Ahmeti ka thënë se gjitha ato që thuhen janë sulme ndaj tij.

“Kam thënë se xhipi i kryetarit të Komunës, si shpenzim publik, është i keq. Nuk mundet kryeqyteti më i varfër në Evropë ta ketë kryetarin me veturën më të shtrenjtë në Evropë”, tha kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Kalo në kategori