Ahmeti-de Groot: Për reforma duhet vepra jo premtime

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka takuar delegacionin holandez që kryesohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpunimit me Evropën, Robert de Groot dhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës Wouter Plomp, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ahmeti dhe de Groot biseduan për krizën politike në Maqedoni dhe se si mund të gjendet zgjidhje. Ahmeti i tha de Groot ''Shteti i Maqedonisë ka në plan reforma urgjente dhe shumë ambicioze që lidhen ngushtë me ''Marrëveshjen e Përzhinos'' pasi të gjithë hapat për të cilët janë pajtuar partitë politike çojnë në zgjidhje të problemit.'' tha mes tjerash lideri i BDI-së Ahmeti./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































